Bota

Në 100 ditë protesta, 500 të vrarë në Iran, mes viktimave 69 fëmijë

Populli iranian po proteston ndaj regjimit atje prej 100 ditësh, por më një kosto të lartë pasi deri tani regjistrohen mbi 500 të vrarë dhe 69 prej tyre janë fëmijë. ndërkohë që edhe personazhe publike janë burgosur ose internuar.

Këto janë protestat më të gjata antiqeveritare në Iran që nga revolucioni islamik i vitit 1979 kanë tronditur regjimin.

Ndërkohë organizata Amnesty International i ka cilësuar gjyqe të rreme ato që regjimi po zhvillon ndaj qytetarëve që po protestojnë.

Demonstratat kanë përfshirë Iranin edhe më parë në 2017 që zgjatën deri në fillim të 2018 dhe një herë tjetër në nëntor 2019.

Por protestat aktuale janë unike, pasi ato përfshijnë njerëz nga e gjithë shoqëria dhe gratë po marrin një rol udhëheqës nën sloganin “Gruaja, Jeta, Liria”.

Taraneh Alidoosti, një aktore e njohur iraniane, po mbahet në burgun famëkeq Evin pasi dënoi ekzekutimin e një protestuesi të ri.

Një tjetër aktore e shquar iraniane që është larguar nga vendi, Pegah Ahangarani, i tha BBC Persian:

“Të dyja palët janë radikalizuar, regjimi në goditjen e tij dhe njerëzit. Irani nuk mund të kthehet në epokën para Mahsa Amini”, duke iu referuar gruas kurde iraniane, vdekja e së cilës në paraburgimin e policisë morale të Iranit më 16 shtator shkaktoi protesta.

“Hamid Farrokhnezhad, një tjetër aktor i njohur iranian, u transferua në SHBA në fillim të këtij muaji dhe e quajti menjëherë udhëheqësin suprem iranian Ali Khamenei një “diktator”, duke e krahasuar atë me Frankon, Stalinin dhe Musolinin.