Celebrities Showbiz

Në 20 vjetorin e Top Channel, Arbana Osmani zgjedh të bëhet nostalgjike!

Një nga prezantueset më të njohura dhe më të dashura për publikun, Arbana Osmani së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social, Instagram ka zgjedhur që të rikujtojë disa nga momentet e saj më të bukura përgjatë këtyre 20 viteve të Top Channel.

Në postimin e saj mund të vihen re fotot me disa nga figurat më të njohura të Top-it. Ku mund të përmendim Ledion Liço, Adi Krasta, Alban Dudushi, Rudina Xhunga, Bojken Lako.

Kujtojmë se Arbana e ka nisur rrugëtimin e saj në Top Albania Radio por më pas ajo ka arritur që ta fitojë dashurinë e dhe admirimin e publikut shqiptar me projektet të cilat ka qenë pjesë. Sidomos tani që ajo vjen më pranë nesh çdo të martë dhe të premte me spektaklin “Big Brother VIP”.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se familja e madhe e “Top Media” festoi 20- vjetorin e Top Channel në një mbrëmje madhështore. Gjatë mbrëmjes nuk mund të mungonin edhe fjalët e moderatores:

Sot kam gjithë ditën që jam shumë emocionale, sepse kam kujtuar momentet e mia më të bukura gjatë këtij rrugëtimi 20 vjecar. Jam e lumtur që kam qenë këtu që nga fillimi; kam qenë fëmijë kur kam filluar punë në TOP, tani kam dy fëmijë por pasioni për punën në këtë television, në këtë institucion është njësoj si në ditën e parë.