Bota

Në Bullgari zhvillohet sot balotazhi presidencial/ Presidenti aktual favorit për një mandat tjetër.

Zhvillohet sot balotazhi presidencial mes kandidatit të mbështetur nga socialistët, Rumen Radev, i cili është edhe presidenti në largim dhe Anastas Ghergikov, i përkrahur nga partia konservatore GERB.

Në raundin e parë të së dielës së kaluar, Radev mori 49.41% të votave, por jo të mjaftueshme përfitojë, për të cilën nevojiten më shumë se 50% e tyre, ndërkohë që Ghergikov përfundoi i dyti me 22.82% të preferencave.

Ky balotazh zhvillohet në mesin e një vale të re COVID-19, dhe Bullgaria ka përqindje të ulët të vaksinuarve dhe një sistem shëndetësor nën presion të madh.

Në total, kandidatët që konkurronin më 14 nëntor ishin 24, por asnjë nga të tjerët nuk mundi të shqetësonte dy favoritët kryesorë që do të garojnë sot. Fituesi do ta marrë detyrën më 22 janar 2022.