Celebrities Live From Tirana

Në çfarë bazash po ndërtohet karriera ditët e sotme? Ekskluzivisht për TAR Fjodora Fjora na tregon opinionin e saj!

Sot, e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte gazetarja e njohur Fjodora Fjora për të na folur në lidhje me temën e ditës së sotme: “Si pranimi i objektifikimit hap një rrugë për karrierën?” Si e trajton këtë lloj çështje Fjodora?

Mënyra se si dukemi dhe duhet të shfaqim modelin tonë para publikut është kthyer në sfidën më të madhe të të gjithë atyre që karrierën e tyre kudo që ndodhen e kanë vendosur si sfidë për jetën e tyre. Ka disa mënyra të cilat deri diku e kanë diktuar në njëfarë mënyre, që të jesh e zonja duhet të kesh dhe një pamje më të mirë, të dukesh. Kjo për fat të keq ka humbur kuptimin e vet por të qenit i ditur në radhë të parë dhe pastaj për t’u dukur, duket se ka ndërruar vend.

Nuk është fenomen shqiptar, por një fenomen që po përballemi këto kohë ndërkohë që televizionet privatë i kanë kaluar këto gjëra me kohë. Vitet e fundit debati më i madh, janë akuzat e shumta që gra dhe vajza të ekranit kanë bërë karshi të gjithë atyre që kanë abuzuar përgjatë karrierës që kanë patur. Është e vërtetë që shumë vajza për t’u hapur një derë, për tu dhënë një mundësi kanë shpalosur hiret e tyre dhe e kanë bazuar aty. Është e rëndësishme dhe një mesazh për këto vajza që imazhi mbetet i përkohshëm. Sado e bukur që të jesh kur nuk i vjen një informacion apo argëtim njerëzor do të jesh një mjet konsumi që shumë shpejt do lihesh mënjanë sepse do të dalë dikush më e bukur se ty. Vajzat duhet të bëhen më kërkuese dhe të vendosin dinjitetin e tyre. Nuk është e thjeshtë duhet ta themi, sidomos kur në një vend mbizotërojnë meshkujt por jetojmë në një botë kur kështu janë mundësitë.

A është e papranueshme kur dikush të konsideron vetëm nga pamja fizike? Gazetarja shprehet se:

Është e rëndë, e dënueshme dhe e patolerueshme për mendimin tim. Një vajzë që ka respekt për veten, pavarësisht se në ato momente i duket se po humb diçka në karrierën e saj të mos harrojnë se dinjiteti dhe personaliteit është më i rëndësishëm. Të gjithë jemi përballur me këto situata, varet se çfarë ti zgjedh. Sepse nëse zgjedh këtë pjesë atëherë nuk është vetëm faji i personit që ke përballë. Nëse flasim për shoqërinë shqiptare, pjesa më e madhe e vajzave studiojnë dhe padyshim që ka sfida të mëdha edhe pse në punësim mund të jenë mundësitë më të vogla dhe largohen jashtë, qoftë dhe nga mundësitë e pakta ekonomike mund të ketë joshje.

E kujt është përgjegjësia për këtë lloj qasje që ka media? Ja se çfarë thotë Fjodora Fjora:

Është një zinxhir me hallka të pandryshueshme. Nevoja për konsum që media e jep tek publiku sepse kjo është mënyra sesi mund të rrisësh audiencën. Edhe në media ka drejtor, “showgirl”-s, gazetarë. Pra duhen ndarë formatet dhe ato që kemi ne dëshirë të zgjedhim. Interneti, rrjetet sociale na kanë futur në një krizë të madhe kështu që nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes na ka shtyrë drejt këtyre mesazheve të gabuara.