Celebrities Gossip Showbiz

Në ditën e nënës, Loredana surprizohet nga një mesazh!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Në mbarë botën, e diela e dytë e muajit maj, festohet si Dita e Nënës, për të nderuar e respektuar kështu figurën e nënës. Loredana ka disa vite që është bërë nënë e një vajze, e cila quhet Hana dhe ditën e sotme është surprizuar nga një mesazh që i ka mbërritur në “Whatssapp”, ku dikush e uron për këtë ditë të veçantë për të gjitha nënat.

Gëzuar ditën e nënës King Lori. Jemi ne nënat që e mbushim botën me shumë dashuri, dhe me dashuri mësojmë fëmijët

Rikujtojmë se, pak ditë më parë Loredana ka habitur ndjekësit teksa shfaqej duke u puthur në buzë me një vajzë dhe krahas ka shkruar: “E dashura ime e re”. Nuk dihet nëse ky është vetëm një trend apo Lori na ka zbuluar një diçka që nuk e dinim për sa i përket raporteve të saj romantike.