Celebrities Showbiz

Në ditën e tij të lindjes Jared Leto sfidon moshën dhe mahnit ndjekësit!

Besojeni ose jo, aktori dhe muzikanti i njohur Jared Leto ka mbushur 50 vjeç. Fituesi i çmimit ‘Oscar’ vendosi që në ditën e tij të lindjes të sfidonte moshën duke festuar postuar në rrjetin e tij social Instagram një foto pa këmishë. Kjo foto normalisht që nuk është lënë pa komentuar sepse ka arritur që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Në postimin e tij ai shfaqej si rrallë herë  me muskujt e tij të tonifikuar dhe me një copë torte në dorë.

Ai ka vendosur që të shkruajë për 14.4 milion ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale në Twitter dhe Instagram një falenderim shumë të shkurtër.

Faleminderit për urimet e ditëlindjes!

 

Fotoja duket që mund të jetë nga prapaskenat e filmit të tij të ardhshëm për vampirët nga ‘Marvel’ me titull  “Morbius”, teksa gjaku i rrjedh nga cepi i buzës dhe ka një gërvishtje në gjoks. se ai ishte një vampir në një postim të bërë.

 

Filmi me vampirë “Morbius” pritet që të jetë premierë dhe të jepet ekskluzivisht në disa kinema të përzgjedhura, si gjithmonë nga gjigandi “Marvel”, me datë 28 janar të vitit 2022. Nëse jeni kuriozë dhe doni të zbuloni më shumë rreth Jared jo vetëm si aktor po edhe si muzikant, mjafton të klikoni mbi postimin e Top Albania Radio-s. Ku është bërë një përmbledhje jo vetëm me pesë këngët e tij më të mira si pjesë e grupit “Thirty Secoonds to Mars” krijimet e të cilit arrijnë që të thyejnë rekorde në mbarë botën por edhe me 4 rolet e tij më të mira gajtë gjithë karrierës së tij në botën e madhe të kinematografisë.

Kujtojmë gjithashtu se ai së fundmi ka qenë pjesë edhe e filmit të njohur dhe të suksesshëm “House of Gucci:” ku edhe këngëtarja e njohur Lady Gaga ka qenë një nga personazhet kryesorë në rolin e Patrizzia Reggani.