Celebrities Gossip Showbiz

Në ditët e fundit të shtatzanisë, Genta Ismajli ndan një foto shumë romantike me ndjekësit!

Prej muajsh tashmë është përfolur për shtatzëninë e Genta Ismajli, madje dhe janë postuar foto duke dyshuar rreth një barku të rrumbullakosur por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ajo. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja e konfirmoi shtatzëninë e saj me anë të një videoje ku shfaqej krah bashkëshortit dhe duhet ta pranojmë se dukej marramendëse.

E tanimë që gjithçka dihet dhe që Genta është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, bukuroshja nuk na ka kursyer gjithashtu edhe një foto ‘selfie’ shumë romantike me partnerin e saj, Usta duke na ëmbëlsuar kështu ditën. Krahas saj, ajo ka shkruar:

Loqka ime 

Gjatë babyshower-it që këngëtarja organizoi para disa ditësh, artistja dhe Usta shfaqen të veshur shumë elegantë dhe ndodhen në një makinë klasike. Pasi ata arrijnë në destinacionin e dëshiruara, teksa zbret nga makina Genta zbulon barkun e saj të rrumbullakosur teksa mbante veshur një fustan të zi të gjatë. Kështu ata kanë konfirmuar për të gjithë se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ende nuk e kanë konfirmuar gjininë e fëmijës, por disa ditë më parë është raportuar se ata në fakt janë në pritje të binjakëve dhe se njëri është djalë e tjetra vajzë.

Sigurisht që këtë periudhë ajo është fokusuar më shumë tek jeta personale dhe nuk është angazhuar me punë apo projekte muzikore.