Botë e Çuditshme Lifestyle

“Ne do të lidhemi bashkë për të gjithë jetën”/11 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë!

Dhjetë infermiere dhe një mjeke në spitalin Liberty, Misouri, janë shtatzënë në të njëjtën kohë. Për më tepër, asnjë prej tyre nuk ishte e planifikuar. Hannah Miller, 29 vjeçe, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë tha se:

Shumë prej infermiereve të stafit thonë se nuk do të pinë më ujë këtu. Një natë, një infermiere solli nga shtëpia një shishe me ujë. Unë po bëja shaka me atë.

Dr. Anna Gorman e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe i duket e pabesueshme që edhe 10 kolege të saj janë shtatzënë.

Mendoj se është unike. Sigurisht që mund të ndodhë, por është e rrallë, unike.

Alex Atcheson, 29-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo u shpreh se:

Kjo është një përvojë e mrekullueshme dhe mendoj se ne do të lidhemi bashkë për të gjithë jetën, pasi do t’i kemi fëmijët në të njëjtën moshë.

Christen Burns, 26 vjeçe, e cila do të bëhet nënë për herë të parë u shpreh se:

Unë isha nga të fundit që i thash të gjithëve se isha shtatzënë. Mendoj se ishte emocionuese të bëhesha pjesë e këtij grupi.

Rikujtojmë, se në fillim të këtij viti, një grua pakistaneze ishte aq e dëshpëruar për të pasur një djalë, sa thuhet se nguli një gozhdë në kokën e saj bazuar në këshillat e një “shëruese të besuar”. Ndërsa historia është ekstreme, ajo nxjerr në pah dëshirën e fortë që kanë shumë prindër për të kontrolluar gjininë e foshnjave të tyre të palindura.

Por mjekët thonë se nëse nuk i nënshtroheni IVF-së dhe nuk bëni kontroll gjenetik para implantimit, nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar gjininë e fetusit tuaj, pavarësisht se çfarë mund të pretendojnë këshillat e grave të vjetra.