Celebrities Live From Tirana Sport

Në finalen e Conference League Erion Veliaj është tifoz me Romën apo me Feyenoord?!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ku ka folur në lidhje me finalen e madhe të kompeticionit të organizuar nga UEFA, i cili quhet Conference League. Kjo finale organizohet mes skuadrës së Romës dhe Feyenoordit dhe do të mbahet ditën e nesërme në stadiumin Air Albania.

Ditën e sotme Erion Veliaj së bashku edhe me ish-kapitenin e kombëtares shqiptare Lorik Canën dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukën sollën në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej trofeun e madh të Conference League.

Përveç detajeve të tjera në lidhje me ndeshjen që do të zhvillohet nesër, Erion Veliaj u pyet se me cilën skuadër do të bënte tifo. Ai duke qeshur tha se gjatë gjithë këtyre viteve akoma nuk është zbuluar nëse ai është tifoz i Tiranës apo i Partizanit por megjithatë për këtë finale të jashtëzakonshme për vendin tonë u përgjigj duke thënë:

Për mua e rëndësishme është të fitojë qyteti dhe tashmë ai ka fituar. Ndërkohë që mbaron ky kompeticion ne shkojmë pas dy ditësh tek Kampionati Europian i Peshëngritjes pasi mbaron kampionati kemi ‘Tiranathlon’. Janë evente që i sjellin jetë qytetit. UEFA na ka vlerësuar dje teksa ishim duke folur me disa nga menaxherët e terrenit për një nga organizimet më të mira që është bërë ndonjëherë. As kaos, as konfuzion gjithçka ka funksionuar si duhet. Tirana fiton reputacion. 

Nëse jeni gjithashtu kuriozë për të zbuluar se me cilën skuadër do të bëjë tifo Lorik Cana mjafton të klikoni këtu.