Celebrities Gossip Showbiz

Në Greqi Luana Vjollcën e thërrasin në emrin e aktores së njohur kolumbiane!

Luana Vjollca prej ditësh tanimë ka treguar se është me pushime në Greqi. Nga fotot paksa provokuese që publikon herë pas here, prezantuesja bukuroshe zgjedh të ngacmojë pak ndjekësit e saj. E së fundmi duket se këto pushime Luanën e kanë bërë të shijojë jetën e natës, pasi me aq sa ka treguar ajo prej kohësh nuk ishte më pjesë e grumbullimeve.

Teksa shfaqet duke kërcyer dhe argëtuar në vendet me muzikë të Mykonos, Luana ka zbuluar se si e quajnë atë atje duke e krahasuar me aktoren e njohur kolumbiano-amerikane Sofia Vergara.

Këtu më thërrasin Sofia Vergara

Sa ju ngjasojnë ju Luana me Sofinë? Jeni dhe ju në të njëjtin mendim si vendasit në Mykonos?

Rikujtojmë se, së fundmi për ditëlindjen e Luanës nuk munguan urimet e pafundme nga miq dhe personazhe të njohur të showbiz-it, një figurë shumë e njohur e politikës tonë i ka bërë prezantueses bukuroshe një surprizë shumë të këndshme. Bëhet fjalë pikërisht për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dërgoi një buqetë me lule në shtëpi dhe krahas saj një kartolinë.