Celebrities Gossip Showbiz

Në intervistën më të fundit, Orinda dhe Turi rrëfejnë detaje që nuk i dinim më parë!

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze në 15 korrik të vitit të kaluar. Lajmin e bukur e dha vetë Turi me anë të një Instastory ku tregoi krevatin e vajzës të mbuluar me kukulla dhe zbuloi emrin e veçantë që i kanë vendosur gjithashtu. Bebushja e tyre quhet Atara Hysko.

Çiftin nuk i shohim thuajse kurrë në intervista së bashku, megjithatë së fundmi e kanë ‘thyer akullin’ duke ju përgjigjur disa pyetje paksa personale dhe familjare për Prive. Diçka dyshja e zbuluan në këtë intervistë ku Turi na tregoi dëshirën e madhe për të pasur një tjetër fëmijë.

Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje.

E nëse ishit kuriozë për kuptimin e emrit kaq të veçantë, Atara, për çiftin duket se ka një simbolikë shumë të veçantë.

Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë tonë. 

Jo vetëm Turi zbuloi detaje që nuk i dinim, por edhe Orinda rrëfeu më shumë për shtatzëninë e saj të parë duke na treguar dhe personin përpos partnerit të saj që i ka qëndruar më pranë në këto momente.

E para përvojë ka qenë kur isha një muajshe shtatzënë. Ishte një stres më vete sepse mezi e kishim pritur Atarën dhe dukej se çdo gjë u kthye prap përmbys ndaj edhe me ndihmën e nevojshme nga doktorët pata mundësi që të ruaja qetësinë. Unë e kam kaluar herën e parë vetëm me dush edhe me nja dy paracetamola sepse nuk doja të fusja asnjë lloj medikameti në trupin tim.