1këngëx2 Celebrities

“Ne ishim ata që sollëm risinë…”/ Zamira Koleci ndan me të gjithë dëgjuesit shumë veçanti me rastin e 24 vjetorit të TAR!

Me rastin e 24 vjetorit të Top Albania Radio-s, për të festuar këtë ditë mjaft të veçantë, e ftuar në studio në emisionin maratonë “1këngëx2” ka qenë edhe ish- Drejtoresha e Informacionit, Zamira Koleci. Ajo ka treguar shumë për radion dhe të gjithë eksperiencën e saj.

Emocione të mëdha. Është një gëzim i madh. Na jep emocione sepse kemi kujtime dhe kur ikën koha kupton se po vjen fundi dhe se është fillimi i një jete tjetër.

Zamira gjithashtu solli në kujtesë edhe pjesën e bashkëkohësve si Ledion Liço dhe Gerta Heta, ku edhe tregoi se:

E kam thënë gjithmonë. Zëri i saj ka qenë gjithmonë i veçantë. Edhe me Eno Popin kanë qenë të përsosur, dy ekstreme që nuk i krahason dot sepse iu buron nga thellësia e shpirtit ajo gjë. Është një dhunti e lindur.

Zamira ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në redaksinë e lajmeve, e cila ka qenë edhe motori i mediave të tjera. Por cili ka qenë momenti më i bukur për të?

Momenti më i bukur në historinë e Top Albania Radio-s ishte dita e parë kur kam dhënë lajme, Ishte një eveniment shumë i rëndësishëm që do të jepeshin lajme. E diskutuam edhe me Tanin atëherë që lajmet ishin shoqëruese. Kryesorja është argëtimi thoshte Tani, por unë vazhdoja duke thënë “Ka muzikë por duhen edhe pak lajme.” Ishte një prirje që duhet ta jepnim të parët lajmin dhe më e rëndësishmja ishte që të mos gabonim. Jam shumë krenare që ‘lajmi flash’ u krijua nga Top Albania Radio.

Cila është ajo gjë për të cilën të merr malli?

Gjithçka është mall. Koha kalon dhe radio është okej kjo është më e rëndësishme nga të gjitha. Të gjithë duam të besojmë se radio është e vërteta. Një radio e lirë ku të gjithë ne kemi qenë shumë të lirshëm.