Celebrities Gossip Showbiz

Në jetë ato nuk janë vetëm modele por edhe nëna, mesazhi i fortë që u dha në Javën e Modës në Paris nga Maggie Maurer!

Menduam se kishim parë gjithçka nga Java e Modës në Paris por ja që nuk është aspak kështu. Imazhi më i fortë dhe më sugjestionues, i krijuar nga sfilata e markës së njohur Schiaparelli, nuk ishte shfaqur ende në mediat sociale. Ky imazh është postuar nga modelja 32-vjeçare amerikane Maggie Maurer.

Ajo shfaqet me fytyrën e lyer me bojë dhe një peshqir të bardhë rreth krahëve, e mbështetur pas një dere teksa po ushqen foshnjën me gji. Krahas fotos së postuar në rrjetin e saj social Instagram Maurer shkruan:

#mama

Rikujtojmë, se Java e Modës në Paris nisi me diskutime e polemika të shumta. Koleksioni i ri Vjeshtë/Dimër 2023-2024 i shtëpisë së modës Schiaparelli u bë shkak që komentuesit në rrjet të shpërthenin në sharje për shkak se disa prej modeleve kishin në veshjet e tyre koka kafshësh. Supermodelet Naomi Campbell, Irina Shayk e Shalom Harlow u paraqitën me krijimet e Schiaparelli, të veshura me fustane të cilët kishin si dekor kokë luani, leopardi dhe ujku.

Ndërkaq, reperja amerikane Doja Cat i habiti të gjithë me paraqitjen e saj. Doja Cat shpenzoi 5 orë e ulur në karrigen e grimit teksa u mbulua me 30,000 kristale Swarovski nga koka te këmbët për shfaqjen Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris. Look-u i saj u realizua nga artistja Pat McGrath, e cili ka treguar se iu deshën gati 5 orë.