Sociale

Në Jug për pushime vërtet të kripura; në Himarë një sufllaqe 600 lekë

Nëse keni planifikuar pushime në jug, do duhet që të keni kuletën plot. Kjo sepse ajo që po na serviret në rrjetet sociale të personave që kanë drekuar apo darkuar në restorantet në jug, faturat janë shumë të kripura.

Një rast ekstrem nga vjen në Himarë, ku një sufllaqe kushton 600 lekë.

Po, mos t’ju duket çudi. Për 2 sufllaqe, 1 pjatë patate të skuqura dhe 2 ujë , këta pushues kanë paguar 1590 lekë. Kuponi tatimor është prerë 25 korrik në orën 17:05.

Duket se ky sezon turistik do të shoqërohet jo vetëm me temperatura të larta, por edhe fatura të kripura.