Bota Botë e Çuditshme

Në këmbim të votave kandidati për president në Korenë e Jugut bën premtimin ‘qesharak’!

Kandidati presidencial i partisë në pushtet në Korenë e Jugut, ka hapur një debat të madh në vend këtë javë, pasi propozoi që në shërbimin shëndetësor falas, të futet edhe trajtimi i humbjes së flokëve. Propozimi u mirëprit nga disa votues, por u kritikua nga të tjerët. Lee Jae-myung, kandidati i Partisë Demokratike, e bëri këtë premtim zgjedhor, duke thënë se rreth 10 milionë persona në vend vuajnë nga humbja e flokëve, por pjesa më e madhe e tyre porosisin ilaçe jashtë vendit, ose përdorin ilaçe për prostatën, për të shmangur kostot e larta financiare.

Në valën e kritikave ndaj kandidatit për president, në rrjetet sociale nisi të përhapej edhe një klip i shkurtër ku thuhej se Lee është kandidati më i mirë për “flokët tuaj”. Sipas disa mbështetësve të kësaj nisme, çështja meriton të trajtohet, pasi një kurë 6-muajshe për rënien e flokëve kushton mbi 3 mijë dollarë. Por kundërshtarët e quajtën thjesht një agjendë populiste.

Lee, i cili dikur thoshte se dëshironte të bëhej një “Bernie Sanders i suksesshëm”, mori famë kur nisi të kërkonte një pagë minimale bazë për të gjithë popullsinë, si edhe një kundërpërgjigje më agresive ndaj pandemisë, gjatë kohës që ishte guvernator i një province. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta sesa koreano-jugorë vuajnë nga rënia e flokëve, Lee Jae-myung tha se mbulimi i shpenzimeve për këtë problem, është i nevojshëm që njerëzit të ndihen të kompletuar fizikisht.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Koreanoveriorëve së fundmi iu ndalua të qeshin dhe të konsumojnë pije alkoolike për 11 ditë për shkak të dhjetëvjetorit të vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong II. Autoritetet urdhëruan qytetarët që të mos shfaqin asnjë shenjë lumturie, ndërsa Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij.