Food & Drink

Në kërkim të rekordit, me 1 mijë lloje djathrash për një picë!

Një picë me katër djathëra nuk është asgjë, para asaj që synon të realizojë nesër një francez. Ai ka për qëllim të hyjë në librin e rekordeve Guinness. Nesër, një picajol francez do të përpiqet të vendosë një rekord botëror në një panair ushqimor në Lion të Francës, me një picë me as më pak e as më shumë se 1 000 djathëra.

Kuzhinieri parizian, Julien Serri dëshiron të thyejë rekordin për numrin e llojeve të djathit në një picë të vetme. Ai planifikon të bëjë një picë në panairin e Sirhas, ku pica gjigante do të hyjë në furrë.

Picajoli do të mbështetet nga disa prodhues djathi me përvojë dhe nga grupi kombëtar i qumështit CNIEL, si dhe nga rajoni Auvergne-Rhone-Alpes. Panairi ende nuk ka qenë në gjendje të përshkruajë matjet e sakta të picës.

Në përpjekjen e tij për një rekord të ri botëror, francezi do të mbështetet vetëm në varietetet e djathërave franceze. CNIEL thekson se janë pak a shumë 1 200 lloje djathërash në Francë. Rekordi i mëparshëm u vendos nga një prodhues picash në vitin 2020, i cili përdori të paktën 254 lloje djathi në një picë. Eshtë fjala për francezin Benoit Bruel.