Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Showbiz

“Në këtë rast Beatrix ka qëllim ta marrë kalanë…”/ Ksenofon Ilia komenton dyshen më të përfolur të “BBV”!

Sot i ftuar në programin “Live From Tirana” ka qenë Ksenofon Ilia, gazetari karizmatik i emisionit “Fiks Fare”. Ksenofoni është i dashur për publikun dhe si folës i programit “Ju flet trupi” në Top Albania Radio ku bashkë me Adi Pojani analizonin me nota humori gjuhën e trupit dhe komunikimin jo verbal të personazheve të ndryshëm. Foni është gjithashtu edhe autor i disa librave. Ditën e sotme ai ka komentuar sjelljet mes dy konkurrentëve, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj por nga ana tjetër edhe Bora Zemanit, duke u bazur në zhvillimet e kohëve të fundit në “Big Brother VIP”.

Si dallon Donaldi nga Bora dhe nga Beatrix?

Nga gjuha e trupit këta nuk më lënë përshtypjen që janë ndarë. Mos harrojmë presionin ndaj kamerave. Goditja me shpulla është një lloj reagimi nga ankthi por nuk mund të thuhet se ai është mazokist apo sadist. Nga ana tjetër vajzës i shkëlqejnë sytë dhe kjo tregon se ka një lidhje shpirtërore akoma edhe pse thuhet se ata të dy janë ndarë. Është një kundërveprim emocionesh. Ata kanë një pëlqim të fortë sepse edhe kur shprehen por dhe kur kemi simpati sytë shkëlqejnë ndryshe. Këtu dallohet nëse e pëlqejmë dikë, nëpërmjet trekëndëshit të afrimitetit midis syve dhe me kulm te goja. 

Në lidhje me çështjen e Donaldit, specialisti është shprehur se:

Donaldi ka dy muaj aty brenda dhe normalisht që jemi qenie njerëzore. Por nuk duhet të harrojmë se gjuajnë femrat. Nëse një femër nuk do, nuk mund të futesh në zonën e saj intime. Në këtë rast Beatrix ka qëllim ta marrë atë kala. Femrat e thyejnë kalanë.

A mund të themi se Donaldi është territorial?

Nuk është dhunë, ai ndihet superior dhe do të tregojë se është ‘maço’. Ai e di që po filmohet dhe i frenon emocionet, Beatrix ndërkohë ka një qëllim të caktuar. A do të bëhen çift apo jo këtë nuk e di. Është Beatrix ajo që e ka vënë në shënjestër. Po të vendosi një femër në shënjestër, të hedh në shesh.

Për ta mbyllur bisedën, në fund Ksenofoni ka vijuar duke thënë:

Pavarësisht se kemi dy raporte, nuk më lënë përshtypjen se ata janë ndarë, pa ditur arsyen se çfarë ka ndodhur mes tyre.