Food & Drink

Në këtë sezon të ftohtë të vitit, këto pije të ngrohta duhet t’i provoni patjetër!

Gjatë ditëve të ftohta të dimrit këto pije nuk duhet të mungojnë në përditshmërinë tuaj. Lëngu i shegës është pija që dominon stinën e vjeshtës e dimrit. Por nuk duhet të mjaftoheni me lëngun e shegës për të marrë maksimumin e vlerave që ju duhen për të përballuar këto stinë. Ja disa nga pijet e tjera:

Çaj i ngrohtë me gjalpë

Në zonat malore të Shqipërisë, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë. Ky i fundit është një element që e bën shijen e çajit mjaft interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.

Hot Buttered Rum Tea
Qumësht me vezë të rrahura dhe kanellë

Hidhni pak qumësht në një mikser. Shtoni kanellë, vanilje, pak kripë dhe një lugë çaji me mjaltë. Në një pjatë hidhni të bardhat e dy vezëve. Rrihini deri sa të përfitoni një shkumë bardhoshe. Përzijini së bashku dhe do të përfitoni një pije plot vlera, por jashtëzakonisht të shijshme.

100+ Cinnamon Pictures | Download Free Images on Unsplash
Çokollatë e ngrohtë

Shkrini çokollatë të zezë që ka përqindje të lartë kakaoje dhe shtoni qumësht. Nëse dëshironi ta bëni pak më të fortë shijen, hidhni në enë edhe një filxhan me kafe ekspres.

BA's Best Hot Chocolate Recipe | Bon Appétit
Pija e zjarrit të oxhakut

Nëse dëshironi të luftoni netët e ftohta të dimrit, dhe nëse keni hequr dorë nga alkooli, provoni këtë pije që kombinon fuqitë shëruese të uthullës së mollës, xhenxhefilit, piperit të kuq, qepës, rrepës, mushtit, mjaltit, ujit të ngrohtë dhe limonit ose portokallit. Nëse dëshironi mund t’i hidhni kësaj pije edhe një gotëz raki, që ta bëni më të fortë.

Premium Photo | Glass of alcoholic drink wine in front of warm fireplace. magical relaxed cozy atmosphere near fire
Qumësht i ngrohtë me vanilje

Është shumë e thjeshtë por shumë e shijshme. Ngrohni qumështin në një enë. Pa zier akoma, hiqeni nga zjarri dhe shtoni në të pak ekstrakt vanilje. Hidheni në një filxhan, shtoni pak mjaltë dhe kanellë dhe do të përfitoni një shije të mrekullueshme që të ngjan me akulloren e shkrirë.

Warm Vanilla Milk Recipe