Botë e Çuditshme

Në këtë vend e keni të ndaluar të hyni me fëmijët në restorante apo lokale!

Koreja e Jugut rezulton të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin ka restorante e lokale, ku fëmijët e kanë të ndaluar të hyjnë brenda. Mesa duket, në përpjekje për të siguruar qetësinë për klientët e tyre, shumë pronarë restorantesh dhe kafenesh, vendosin kufizime të veçanta për klientët e tyre, duke arritur deri aty sa të ndalojnë hyrjen e fëmijëve nën 4 vjeç, 7 apo edhe 18 vjeç.

Pak kohë më parë u bë viral lajmi se restoranti i famshëm “Nettie’s House of Spaghetti” në Tinton Falls, New Jersey nuk do të lejojë më të hyjnë fëmijët nën moshën 10-vjeç. Këto metoda të përdorura në mënyrë të pavarur nga bizneset, nuk janë pritur mirë nga qytetarët, e megjithatë ka nga ata të cilët kanë mbetur të kënaqur.

Mbështetësit thonë se pronarët e bizneseve kanë çdo të drejtë. Pala tjetër argumenton se fëmijët janë të stigmatizuar dhe të privuar nga një e drejtë elementare. Debati prek pyetje më të gjera rreth asaj se kush është përgjegjës për t’u kujdesur për ta.