Bota

Në këtë vend numri i nxënësve të vetëvrarë arriti nivelin më të lartë në vitin 2022!

Numri i nxënësve që kanë kryer vetëvrasje në Japoni arriti nivelin më të lartë ndonjëherë në vitin 2022. Ministria japoneze e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë njoftoi numrin e nxënësve që kanë kryer vetëvrasje në vitin 2022.

Sipas të dhënave të Ministrisë, numri i nxënësve që kanë kryer vetëvrasje në gjithë vendin vitin e kaluar është rritur me 39 krahasuar me një vit më parë, për të shkuar në 512. Shkalla e vetëvrasjeve në mesin e nxënësve në vitin 2022 tërhoqi vëmendjen si më e larta nga viti 1980, kur filloi regjistrimi i të dhënave të krahasueshme. Në vitin 2022, 17 nxënës të shkollave fillore, 143 fillore-të mesme dhe 352 nxënës të shkollave të mesme kryen vetëvrasje në Japoni.