Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Në kryeqytetin e Indisë, Delhi janë mbyllur shkollat dhe kolegjet… por jo për shkak të koronavirus.

Autoritetet në kryeqytetin e Indisë, Delhi, mbyllën të gjitha shkollat dhe kolegjet, për kohë të pacaktuar, për shkak të niveleve të përkeqësuara të ndotjes së ajrit.

Punimet e ndërtimit u ndaluan deri më 21 nëntor, por përjashtim u bë për projektet e transportit dhe të mbrojtjes. Po ashtu, vetëm pesë nga 11 termocentralet me qymyr në qytet do të lejohen të funksionojnë.

Nivelet e grimcave PM2.5 në Delhi, të cilat mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve, janë shumë më të larta se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Disa pjesë të qytetit shënuan shifra afër ose më të larta se 400, të cilat kategorizohen si “të rënda”. Sipas indeksit të cilësisë së ajrit, një shifër midis zeros dhe 50 konsiderohet “e mirë” dhe midis 51 dhe 100 është “e kënaqshme”.

Në ndotjen e ajrit në Delhi ndikojnë një varg faktorësh, nga emetimet e automjeteve dhe industriale deri te pluhuri dhe moti. Ajri bëhet toksik sidomos në muajt e dimrit, pasi fermerët në rajonet fqinje djegin kashtën e të korrave.