Celebrities Showbiz

“Në kujtim të tim eti”, Sokol Balla zbulon kuptimin e veçantë të emrit të vajzës së tij

Gazetari Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë në fillim të këtij vitit. Në ditëlindjen e vajzës së dytë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Brooklyn. Krahas urimit për 1- vjetorin e saj, ai ka zbuluar dhe emrin e dytë shumë të veçantë të saj që është Sayuri.

Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, në Japonisht. Në kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditëlindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta ❤