Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Në kushte të caktuara këto ushqime bëhen shumë të rrezikshme!

Ka disa ushqime, të cilat pavarësisht vlerave të tyre, në ksuhte të caktuara, mund të kthehen në toksike dhe të rrezikshme. Më poshtë janë listuar 4 ushqimet që të gjithë i blejmë në përditshmërinë tonë, të cilat na “shkatërrojnë” shëndetin nëse e teprojmë me masën. Njihuni me to:

1.Arra e myshkut

Në fakt, arra e myshkut është një halucinogjen dhe një konsum prej 5.5 gramësh mund të jetë shkaku i ngërçeve, ndërsa 8 gram mund të shkaktojnë krizë. Ngrënia e një arra myshku mund të çojë edhe në psikozë.

2.Patate

Sa herë keni blerë patate me lëkurë të gjelbër? Glikoalkaloidet, të cilat ato përmbajnë, mund të jenë shkaku i diarresë. Ato gjenden në filizat e patates dhe në lëkurën e gjelbër të patates.

3.Bajame

Ka dy lloje bajamesh, të hidhura dhe të ëmbla. Ato me shije të hidhur kanë sasi më të larta të cianid hidrogjenit. Ngrënia e 7 deri në 10 nga këto bajame mund të jetë shkak për probleme serioze tek të rriturit dhe në fakt, mund të jetë fatale për fëmijët.

4.Peshk ton

Toni është i rrezikshëm nëse teprohet në masë, sepse nuk ka aftësinë të thithë mërkurin në mishin e tij dhe kur mërkuri konsumohet përmes ushqimit, ose do të largohet nga veshkat tona, ose do të shkojë në trurin tonë, ku mund të shkaktojë dëme serioze.

Po kalojmë ditët më të nxehta të vitit, me temperatura deri në 40 gradë Celcius, që duket se do të zgjasin deri në fillim të gushtit. Në periudha të tilla duhet të pimë sa më shumë lëngje dhe shumë prej nesh mendojnë se një ose disa birra mund të jenë ilaçi më i mirë për të zbutur efektet e temperaturave ekstreme. Megjithatë, konsumimi i alkoolit mund të jetë i dëmshëm nëse qëllimi është të mbajmë trupin të hidratuar.