Celebrities Film & Tv Showbiz

Në lidhje me pjesëmarrjen e Ariana Grande në “The Voice” të gjithë kanë diçka për t’i thënë…

Të gjithë e kemi parë Ariana Grande-n si një këngëtare me një zë shumë të bukur dhe me një potencial të jashtëzakonshëm në skenë, por askujt nuk ia kishte marrë mendja se edhe rolin e trajneres në një nga emisionet më të famshme siç është ai i “The Voice” do ta kryente me sukses dhe do të arrinte që të duhej nga të gjithë.

Muzikantja Holly Forbes është shprehur se:

Gjëja më e papritur për Arianën, për mua, është se sa e madhe është zemra e saj. E dini që ajo gjithmonë na kontrollon. Ne patëm mundësinë të takojmë disa anëtarë të familjes dhe miq të saj të ngushtë, dhe ajo është shumë e dashur për të gjithë. Njerëzit mund të kenë mendime për të dhe unë nuk e dija se si do të ishte si person në fillim, por ajo është thjesht e pabesueshme. Ishte e papritur të takoja dikë me një status të famshëm dhe që është kaq reale dhe e sjellshme.

Raquel Trinidad në mënyrë të ngjashme tha se ajo ishte e befasuar nga mënyra e këndshme e komunikimit dhe se sa miqësore është Ariana, deri në atë pikë ku ata edhe po marrim mesazhe nga ajo tashmë.

Ne flasim me të sikur të ketë qenë shoqe e jona prej vitesh. Unë mund t’i dërgoj mesazh asaj dhe t’i them: “Hej, a tingëllon mirë kjo?” Ajo është shumë e sinqertë me ne dhe do të na thotë, ‘Duhet ta rregullojmë këtë.’ Unë me të vërtetë nuk e prisja që të bëhesha një shoqe kaq e ngushtë.

Ky është sezoni i parë i bukuroshes Grande si trajnere në një nga emisionet më të ndjekura dhe më të pëlqyera si ‘The Voice’ së bashku me Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend. Bukuroshja di gjithmonë si t’ia dalë me sukses dhe të shkëlqejë në çdo detyrë që ajo merr përsipër për ta realizuar.