Aktualitet Politikë

Në mes të tensioneve Prishtinë-Beograd, Rama viziton Kosovën, zbardhet axhenda e takimeve.

Kur marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë në pikën e tyre më kritike, të hënën Prishtinën do të vizitojë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Kjo në fakt e para vizitë zyrtare qe kryeministri Rama do të zhvillojë pas marrjen zyrtarisht të mandatit të tretë qeverisës.

Vizita ishte e planifikuar me herët dhe nuk lidhet me situatën e krijuar në kufirin Jarin Bernjak si pasojë e kërkesës së kryeministrit të Kosovës për reciprocitet në përdorimin e targave të automjeteve, por kjo nuk e përjashton mundësinë që me të gjithë autoritetet që do të takohet kryeministri Rama të diskutojnë me ta mbi këtë krizë.

Axhenda parashikon që kryeministri të ketë takim dhe konferencë për shtyp me kryeministrin Kurti, si dhe takim me 5 kryetarët e partive në opozite përfshirë këtu dhe me kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj, pavarësisht përplasjeve shpesh herë dhe publike gjatë dhe pas largimit të tij nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Rama ka planifikuar një takim dhe me akademikun Rexhep Qosja, një mbështetës ky i tij dhe kur ishte në opozitë. Intensifikimi i marrëdhënieve me Kosovën është vendosur dhe në programin 4-vjeçare të qeverisë, ndonëse marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe atij Albin Kurti nuk kane qene gjate këtij viti në pikët e tyre me të vlerësuar kjo për shkak të qëndrimeve të kundërta që ata ndajnë për Open Ballkan.