Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, Muma zbulon gjithçka për këngën “Pa Ty”!

“Pardon My French” erdhi me një të ftuar shumë special edhe në këtë episod. Bëhet fjalë për Mumën, artistin shumë të pëlqyer dhe të komentuar nga publiku shqiptar. I njohur për një sërë projekt muzikore, Muma ndër të tjera, ka folur edhe për një nga këngët më të preferuara dhe më të suksesshme “Pa ty”.

Muma nuk la asgjë pa zbuluar, nga ndryshimet që sheh mes këngës origjinale dhe bashkëpunimit me Dafina Zeqirin, deri te nga është frymëzuar për këngën dhe a është ky projekt një dedikim. I pyetur për dy versionet e këngës, Muma është shprehur si më poshtë.

Më Dafinën është një masterpiece, një high class, por origjinali ka diçka që nuk e ka me Dafinën, dhe versioni tjetër ka diçka që nuk e ka origjinali. Me Dafinën është më e plotësuar, ka zërin e femrës… Plus Dafina, stili, vibe…

Gjithashtu, ai ka zbuluar se ka rastisur artistë dhe fansa që kanë pëlqyer më tepër versionin origjinal, dhe të tjerë versionin me Dafinën. Ai shprehet se dy versionet janë padiskutim të ndryshme dhe me remiks erdhi diçka ndryshe. Por a ishte kjo këngë dedikim?! Këtë e zbulon vetë Muma.

Jo. Me thënë të drejtën nuk ia dedikoj askujt këngët e mia. Mendoj që njerëzit që janë tradhtarë nuk e meritojnë një këngë të bukur… Është fryt i fantazisë sime.

Muma u shpreh se është single për momentin, ndërkohë që, zbuloi se në flirtin me vajzat kosovare, e ndihmon dialekti nga Shqipëria. Një intervistë shumë e veçantë padiskutim me një artist me kuptimin e plotë të fjalës.