Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Në një intervistë si kurrë më parë, Devi dhe Dori na rrëfejnë për miqësinë, jetën private dhe karrierën!

Të ftuar këtë episod të ‘Pardon My French” ishin dy aktorët dhe prezantuesit e ‘Fiks Fare’, Dorian Ramaliu dhe Devis Muka. Dyshja që njihen për kiminë e shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrit, kjo për shkak të miqësisë shumëvjeçare na tregojnë më shumë rreth kësaj marrëdhënieje dhe gjëra që nuk i dinim më parë për ta.

Devi: Më shumë rrimë me njëri-tjetrin se me gratë. Kemi që në 2002-shin bashkë. Jemi njohur te ‘Akademia e Arteve’. 

Si kanë qenë fillimet e Dejvit dhe Dorit në rrugën drejt aktrimit?

Devi: Fillimet në Tepelenë, kam ardhur rastësisht në Akademi sepse nuk fitova asnjë degë tjetër. Ishte një vajzë që kisha shumë qejf në Tepelenë dhe më tha që do konkurronte te Akademia. Më tha që do shkonte për aktrim, shumë mirë i thashë, do konkurroj dhe unë. Kam qenë më i papërgatituri, kam qenë konkurrenti më copë- copë nga ata që ishin aty. Nga i 11-ti që isha në listë, dola ndër studentët më të mirë. Merri të gjithë prezantuesit e Topit po gjete një me mesatare më të lartë se ne e lë punën. Dori ka qenë në Akademi të Arteve si Ogreni i ‘Big Brother’.

Dori: Jam përgatitur me Gent Zenelin pa lek për një leksion privat dhe unë si puna e Dejvit kur ika te Akadamia pashë që është një gjë komplet tjetër. 

Si e nisën dyshja karrierën e tyre në televizion?

Devi: Kemi qenë unë e Dori në ‘Portokalli’ pastaj me audicion. Kemi qenë një nga çiftet më të dështuara. Kishim krijuar dy personazhe. Kur është transmetuar pati shumë komente negative. Kishte përmbajtje erotike në fjalor dhe kjo nuk u prit mirë. Pak a shumë zgjatëm një sezon. Unë ika pastaj në Kanada, kam jetuar një periudhë atje. Pastaj erdha në Shqipëri prapë se jam idiot. 

Si është bashkëpunimi mes Dorit dhe Devit në ‘Fiks Fare’ përpos miqësisë së tyre?

Dori: Me Devin është një lloj kimie, e tolerojmë shumë njëri-tjetrin. Ne mund të përshtatemi në emisione, në gjëra me të gjithë, po nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Sa të jetë ‘Fiksi’ ne do jemi atje. 

Devi: Kur e kemi nisur ‘Fiksin’ kemi qenë dy alien. Në të njëjtën kohë ishim edhe te ‘Pa Limit’ në Top. Formati ‘Fiksit’ është ndryshe nga emisonet e tjera. Janë gjithë ngjyrat e jetës, janë disa histori që vetëm në sajë të investigimit të ‘Fiksit’ mund të zgjidhen ose të trondisin.