Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music Ndryshe

Në një intervistë të rrallë, violinisti Olen Çesari zbulon gjithçka në Top Albania Radio!

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” ishte violonisti i njohur Olen Çesari. Në një intervistë të rrallë, Olen zbuloi detaje shumë interesante nga jeta e tij profesionale, por edhe ajo personale, si dhe bëri batuta ku shfaqi humorin e tij të veçantë.

Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, Olen shprehu dashurinë e madhe që ka për muzikën, e gjithçka që lidhet me të, veçanërisht për violinën. Një violonist i njohur ndërkombëtarisht, i cili gjithashtu vlerësoi artistët shqiptarë që kanë ndërtuar famë në të gjithë botën. Ndër ta, ai veçoi Dua Lipën, e cila ka merita për mënyrën si menaxhon artin dhe karrierën e saj. Por si ka nisur karriera e suksesshme e tij?! Olen ka studiuar shumë rreth 11 orë në ditë, derisa në vitin 1989 ai fitoi çmimin e instrumentistit më të mirë në Shqipëri. Më pas, u vendos se 3 studentë do të shkonin jashtë shtetit në atë periudhë, dhe ai e fitoi këtë mundësi.

Ndërkohë, gjithashtu Olen nuk mundi të ‘shpëtojë’ nga pyetja nëse do të dëshironte të bëhej pjesë e “Big Brother Vip”. Një program që në pak javë po rezulton vërtet i suksesshëm, një projekt që ka bërë bashkë një numër të madh artistësh, por që me sa duket, Olen nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e tij. Por cila është ajo gjë në Shqipëri që ai nuk e pëlqen?! Olen u përgjigj si më poshtë duke dhënë një mesazh të fortë për shqiptarët.

Unë vdes nga një hall këtu, që do t’i vijë dita që shqiptarët do ta kuptojnë që është gjëja më e rëndësishmë për t’u zgjidhur. Plehrat. Këtu njerëzit hedhin gjërat pa pikë përgjegjshmërie…

Ndër të tjera, Olen zbuloi se momentalisht është single, pas një lidhjeje 5-vjeçare. Megjithatë, ai tregoi se kur gjen njeriun e duhur, jeta personale fillon të stabilizohet. Në fund të intervistës, lidhur me punën nga e cila ai ka marrë më tepër para, Olen u shpreh se shuma ka qenë pikërisht 38 mijë euro. Ndërsa përsa i përket projekteve të së ardhmes, ai zbuloi se do të shkojë në Vlorë të premten për një event shumë të rëndësishëm përkujtimor.