Health & Beauty Pasò

Në një kohë kur të gjithë duan të dobësohen, nutricionistja Diola Dosti na tregon si mund të shtojmë në peshë

Problemi i kileve të tepërta është një shqetësim që shumë prej nesh e kanë. Sa më shumë i afrohemi verës, aq më shumë shtohet dëshira për të ulur në peshë. Por, e keni menduar se në një kohë kur të gjithë duan të ulin disa kilogramë, ka njerëz të cilët nuk po mund të shëndoshen?

Pikërisht për këtë ka folur, nutricionistja Diola Dosti sot në “Paso”, ku ka treguar mënyrën si mund të shtojmë në peshë në mënyrë të shëndetshme.

E rëndësishme, pikësëpari është të gjesh ekuilibrin mendor. Marrja e acideve yndyrore të shëndetshme është shumë e rëndësishme. Jo e acideve yndyrore që gjenden në ushqime të shpejta, si pica apo brumëra të tjerë. 

Diola Dosti ka treguar, gjithashtu për pjesëmarrjen e saj si ‘miss’ para shumë vitesh , ku mes shumë vajzave të cilat kishin peshën perfekte, ajo ishte 58 kilogramë, që konsiderohej mbi peshën e nevojshme.

 Kur kam qenë pjesëmarrëse në “Miss Universe”, kam qenë 58 kilogramë. Më dukej vetja e shëndoshë. Hyra në internet për të parë mënyra si të dobësohem dhe më kushtoi shumë, pasi rashë 10 kilogramë në mënyrë të pashëndetshme.