Celebrities Gossip Showbiz

Në një lidhje? Alvisa nuk e mohon…

Alvisa dhe Bashkimi ishin dyshja e parë të cilët dolën si çift nga emisioni “Për’Puthen” . Në çdo dalje të tyren publike ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit dhe dukej se çdo gjë do të zgjaste shumë. Pasi dolën së bashku nga programi ikonik që padyshim për ta ka qenë një eksperiencë sa e bukur aq edhe me plot pengesa. U duk se gjithçka mes tyre po shkonte mirë, për arsye se ata kishin bërë edhe plane për të ardhmen.

Por para pak javësh pas deklaratës së Bashkimit ku nëpërmjet një InstaStory në rrjetin e tij social Instagram, ai bëri të ditur lajmin e papritur dhe shumë shokues për fansat të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë, i cili ishte për ndarjen nga Alvisa. Më vonë erdhi dhe reagimi nga Alvisa, mirëpo pa një arsye konkrete se përse dyshja zgjodhën të ndajnë rrugët e tyre.

E tanimë që ka kaluar pak kohë nga përfundimi i lidhjes së tyre, padyshim që ka kuriozitet nëse bukuroshja ka nisur një tjetër lidhje. Ish-konkurrentja na e largoi këtë dyshim duke zbuluar se është në një lidhje me… veten e saj!

Poo. Jam në lidhje me veten time 

Rikujtojmë se, pas ndarjes së dyshes nuk munguan as komentet nga konkurrentët dhe ish- konkurrentët e programit të cilët i konsideronin si fallso dhe jo reale lidhjen midis tyre, duke u shprehur se gjithçka e bënë vetëm për ndjekës në Instagram dhe audiencë.