Celebrities Gossip Showbiz

Në një lidhje me ish-partneren e Elon Musk?! Reagon transgjinorja Chelsea Manning!

Aktivistja Chelsea Manning iu shmang pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e saj me ish të dashurën e Elon Musk, Grimes, duke refuzuar të flasë për jetën e saj personale. ‘Daily Beast’ e pyeti aktivisten për romancën e saj me këngëtarin e “Genesis” dhe si përgjigje Manning theksoi se nuk dëshiron të flasë për asgjë që ka lidhje me jetën e saj private, duke iu shmangur kështu pyetjes specifike.

Nuk do të flas për jetën time personale. Ka pasur shumë spekulime dhe shumë lajme. Nuk më pëlqejnë spekulimet për jetën time private.  Unë preferoj ta mbaj sa më private jetën time. As unë nuk dua të krijoj precedent. Një shqetësim tjetër që kam është se nuk dua të konfirmoj apo mohoj asgjë në jetën time private, sepse nuk dua ta bëj të duket sikur jam e hapur ndaj njerëzve që gërmojnë në jetën time personale, reale apo imagjinare.

Rikujtojmë se ‘Page Six’ publikoi lajmin se Manning po nis një romancë me Grimes, ish-partneren e Musk. Një burim i brendshëm në mars për natyrën e marrëdhënies së tyre tha se:

Ato kanë një lidhje serioze. Ato kanë jetuar së bashku në Austin.

Grimes dhe Chelsea Manning janë parë që të kenë shkëmbyer mesazhe dhe komente në rrjetin e tyre social në Twitter. Ish-ushtarja amerikane, nga ana e saj, bëri bujë në fillim të viteve 2010 për zbulimin e qindra mijëra dokumenteve në WikiLeaks. Ajo u dënua me 35 vjet burg pasi u shpall fajtore për 20 krime, duke përfshirë gjashtë shkelje të ligjit të spiunazhit.

As Grimes dhe as Manning nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen, por në kohën kur u pulikua lajmi se dyshja janë në një romancë, 50-vjeçari Musk filloi të postonte meme në dukje transfobike. ‘Daily Beast’ spekuloi se komentet ishin të drejtuara në lidhjen e çiftit, pasi Manning është një grua transgjinore. Rikujtojmë, se pas ndarjes me Grimes, miliarderi Elon Musk duket se ka gjetur ‘ngushëllim’ tjetërkund. Tashmë Musk ka krijuar një marrëdhënie të re romantike me aktoren 27-vjeçare australiane Natasha Bassett.