Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Music Showbiz

Në përvjtorin e 25-të të tij, hiti i “Spice Girls”, “Wannabe”, rezulton të jetë më i dëgjuari i të gjitha kohërave!

Ditën e sotme, kënga e famshme “Wannabe” e grupit të vajzave të viteve ’90, Spice Girls, me të cilën ndryshuan përgjithmonë industrinë e muzikës, mbush plot 25 vjet. Kjo shënon dhe debutimin e parë në skenë të grupit të njohur. Përvjetori festohet me publikimin e “Wannabe 25“, i cili përfshin një demo të ‘single’-it, një remix të “Junior Vasquez” dhe baladën e re “Feed Your Love”. Platforma gjigande e muzikës, “Spotify” zbulon se kënga është më e dëgjuara e të gjitha kohërave me mbi 590 milion transmetime në të gjithë botën.

Miliona vajza kudo ndodhen janë identifikuar me pjesëtaret e grupit, Victoria, Geri, Emma, ​​Mel B dhe Mel C, të cilat janë ende një simbol i fuqisë së vajzave sot dhe ikonizmi dhe forca frymëzuese e “Spice Girls” mbeten të pandryshuara me kalimin e kohës.

Sipas të dhënave nga “Spotify”, amerikanët janë adhuruesit më të mëdhenj të grupit “Spice Girls” në mbarë botën, të ndjekur nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në platformë ka mbi 20 milion playlist-a të krijuara nga përdoruesit me titull “Wannabe” dhe mbi 26 milion të tjera kushtuar “Spice Girls”. Personat që dëgjojnë më shumë grupin anglez të vajzave janë ata midis 18 dhe 24 vjeç, të ndjekur nga grupmosha 25-29 dhe 35-44.

Jo vetem kaq. “Wannabe – Glee Cast Version” është kopertina e këngës më të dëgjuar të “Spice Girls”, me gati 3.5 milion transmetime. Së fundmi, “Spotify” regjistroi një rritje prej 282 për qind në transmetimet e “Wannabe” më 13 Gusht 2012, kur përfunduan Lojërat Olimpike të Londrës.