Celebrities Food & Drink

Ne po e dhunojmë tradicionalen!/ Shef Mirsad Tagani rrëfen për TAR gjithçka rreth traditës së vendit tonë!

Sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana” ka qenë shefi i njohur i kuzhinës Mirsad Tagani. Ai ka folur në lidhje me problemet që hasen gjatë kësaj kohe me ushqimet tradicionale dhe në lidhje me gatimet të cilat realisht dita-ditës po ndryshojnë dhe po e humbasin vlerën e tyre dalëngadalë.

Çfarë e lidh kaq shumë një komb me gatimet tradicionale?

Kohët e fundit është ndjerë më shumë ky rikthimi tek tradicionalja sepse më parë kur hynë restorantet italiane, menu të tjera ishte ajo pjesa edhe që donim të provonim diçka ndryshe por realisht këto kohët e fundit  po rikthehet. E shikoj pak problem, këtë tradicionalen që ne kemi, kam përshtypjen që po shkon pak në dhunim tek prezantimi i disa pjatave me të cilat duke dashur që të prezantosh diçka tradicionale, e modifikojnë në një lloj mënyre që në fund më pas kam përshtypje që nuk kemi më atë gjënë tonë. Po hyjmë dhe po lëvizim tek disa pjata që nuk duhet.

Por cila është ajo pjatë që shef Tagani e ka të shenjtë dhe që nuk dëshiron ta prekë kush, ai tregon se:

Unë në përgjithësi pjatat që nxjerr i sjell vetë dhe padiskutim për të dhënë provën e provojnë të tjerët, por në momentin që kam ndonjë pjatë sidomos tek ëmbëlsirat të cilat unë i kam shumë qejf. Kam disa ëmbëlsira që nuk i jap dot, i bëj vetëm unë.

Mirsad ka treguar gjithashtu se pika e tij e dobët janë byrekt dhe se ka theksuar gjithashtu se në lidhje me traditat e vendit është e rëndësishme që të flasim për të dhe për produktet që ne prodhojmë këtu sepse ajo quhet traditë. Kur ndërhyn në diçka nuk mbetet më tek tradita. Gjithashtu ka theksuar se:

Ne duhet që të mbajmë të gjithë identitetin tonë.  

Cili është qyteti që ka traditat më të forta kulinare?

Për atë që ka sjellë është Fishta, nëse flitet për traditë vetëm aty ka lidhje tradicionalja dhe ka filluar cdo gjë që ka tradita e hershme e vendit. Ai është vendi. Nuk po vë në dyshim vendet e tjera sepse nuk kam shëtitur shumë.

Thirrja e tij ishte:

Duhet se sbën që të jetë një shoqatë për shefat kuzhinës dhe të personave që kanë mbaruar një shkollë për këtë gjë edhe të dalin në çdo qytet dhe të nxjerrin atë që duhet, traditën e tyre. Sepse nuk bën sens që një shef i ri kuzhine që është i ri edhe në detyrën e tij në kuzhinë  të dalë dhe të flasë për traditën.