Celebrities Gossip Showbiz

Në prag të ditëlindjes, Luana Vjollca publikon fotografinë para famës!

Luana Vjollca përveç angazhimit të saj si prezantuese nuk ka lënë asnjëherë pas dore dhe pasionin e saj me këngën. Menjëherë pas përfundimit të “Shiko Kush Luan”, prezantuesja nisi punën për këngën e saj “1 mijë vjet’ e cila ka mbi 2 muaj nga publikimi dhe numëron 1 milion klikime.

Luana madje ka treguar se e ka marrë shumë seriozisht pasionin për muzikën duke lidhur kontratë me një ndër kompanitë më të mëdha të menaxhimit të artistëve, ‘Sony Music’. Për këtë hap kaq të rëndësishëm të karrierës së saj, ajo u shpreh se ndihet shumë krenare, pasi po realizon atë që e ëma e saj nuk mundi.

E teksa është në prag të ditëlindjes së saj, Luana ka treguar se ka marrë shumë dhurata 1 ditë para dhe gjithashtu ka zbuluar disa momente bisede nostalgjike me mamanë e saj për Luanën e vogël. Jo vetëm kaq, por prezantuesja bukuroshe e akuzuar shpesh për ndërhyrje estestike në trup dhe fytyrë nuk ka ngurruar të publikojë një fotografi kur ka qenë shumë e vogël.

Ndërkohë kujtojmë se, Luana së shpejti do të bëhet teze nga motra e saj Marina për herë të parë dhe nuk mund të mungonte dhe një postim për foshnjën e re që po vjen në jetë. Me anë të një Instastory ku ka ripostuar fotografitë e Marinës (fotot me të cilat konfirmoi shtatzëninë) Luana tregoi se është shumë e emocionuar dhe po e pret me padurim.