Celebrities Showbiz

Në prag të prezantimit të “Saturday Night Live”, Kim Kardashian shkëlqen me paraqitjen e saj!

Përpara pjesëmarrjes në shfaqjen e “Saturday Night Live”, Kim Kardashian u pa e veshur me një pallto të stilit unik gjatë një darke ditën e martë. Kim bëri që të ishte në qendër të vëmendjes dhe të sigurohej që të gjithë t’i kishin sytë nga ajo me ‘look’-un e saj.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, zgjodhi që të vishte një pallto nga marka e njohur Balenciaga, e gjitha me shkëlqim dhe me mëngë të fryra. Por a e dini se sa i ka kushtuar Kim-it kjo veshje? Palltoja e Balenciaga-s, arrin vlerën prej 20 mijë eurove.

Duket se kjo markë e shtrenjtë është e preferuara e Kim Kardashian. Gjithashtu dhe në eventin e “Met Gala”, apo edhe më herët, Kim është parë e veshur nga koka te këmbët me veshje në ngjyrë të zezë, që mbajnë emrin Balenciaga.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” do të prezantojë “Saturday Night Live” ditën e shtunën, me Halsey që do të interpretojë si e ftuar kryesore. Por si po e pret ajo këtë gjë? Kim së fundmi ka thënë se po e ndjen shumë presionin e prezantimit të saj të parë.

Shfaqja e re, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Peacock për herë të parë, do të përfshijë gjithashtu aktorin Owen Wilson, Jason Sudeikis dhe Rami Malek në transmetimin në NBC. “Saturday Night Live” shpreson se Kim Kardashian do të jetë një tërheqje e madhe për shikueshmërinë televizive, e cila ra në pikën e saj më të ulët të një dekadë marsin e kaluar.

“Page Six” raportoi ekskluzivisht se Kanye West, është gjithashtu në New York për ta ndihmuar atë që të përgatitet për shfaqjen. Lajmi vjen pasi dyshja u panë duke darkuar së bashku në Miami javën e kaluar.