Aktualitet Rajoni

Në pritje të dorëheqjes së Zaev, ‘Alternativa’ ende pa një përgjigje për bashkim me qeverinë!

Kryeministri Zoran Zaev pritet të zyrtarizojë sot dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Lidhjes Social-Demokrate pas dështimit të kësaj partie në zgjedhjet e fundit lokale.

Si hap i dytë pritet shpallja e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të ri, i cili do ishte edhe mandatari për kryeministrin e ardhshëm.

Ndërkohë, vëmendja është drejtuar nga partia opozitare shqiptare ‘Alternativa’, e cila pritet të vendosë nëse do të hyjë apo në Qeverinë aktuale të Zoran Zaevit në mënyrë që kjo shumicë të vazhdojë mandatin e mbetur.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i Zaev edhe pse si një ndër emrat më shpeshtë të përmendur në opinion është ai i Dimitar Kovaçevskit, zëvendësministrit aktual të Financave.

Vijon …