Showbiz

Në proces divorci por Cardi B u pa duke festuar me Offset

Nuk është aspak e qartë, sidomos për fansat e zjarrtë të Cardi B, situata me njeriun e saj të zemrës, Offset.

Para disa javësh reperja e famshme nisi dokumentat për divorc nga bashkëshorti i saj pasi ata kishin konflikte të vazhdueshme.

28-vjeçarja u shpreh se mes tyre nuk kishte tradhëti apo drama të këtij lloji ama kthimi me njëri-tjetrin nuk ishte diçka që mund të ndodhte në të ardhmen, të paktën kështu tha ajo.

Mirëpo, para pak ditësh Cardi festoi ditëlindjen e saj në Las Vegas me anë të një feste ku miqtë e të ftuarit e tjerë u tërbuan nga alkooli e muzika e lartë. Festa e saj e madhe u vu në qendër të kritikave për shkak të mos rrespektimit të rregullave anti-COVID.

Sakaq, gjëja e dytë që tërhoqi vëmendjen ishte puthja e zjarrtë me Offset ndërkohë që divorci i tyre sapo ka nisur. Sikur të mos mjaftonte kjo, mbrëmjen e kaluar Cardi B u pa sërish krah reperit teksa po hynin në një klub nate për një festë.

Aludohet se ndarja e tyre është e inskenuar për të tërhequr vëmendjen e medias e një tjetër mënyrë për të fituar para. Dyshja e famshme ende nuk kanë reaguar kundrejt këtyre spekulimeve.