Bota Rajoni

Në qershor, kancelari gjerman Scholz do të zhvillojë tur vizitash në Ballkan!

Për muajin e ardhshëm, kancelari gjerman, Olaf Scholz njoftoi një tur vizitash në Ballkan, me mesazhin: “Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian”. Vetë shefi i qeverisë së Berlinit u shpreh:

Që të mos ketë asnjë rënie shkurt të rrugës për anëtarësimin e Ukrainës është gjithashtu edhe një çështje besnikërie ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ukraina i përket familjes europiane, por hyrja në Europë nuk është çështje e disa muajve apo e disa viteve. Pra, ne duam të fokusohemi në mbështetjen e Ukrainës në një mënyrë pragmatike.

Në fjalimin para Bundestagut, kancelari Scholz nënvizoi:

Paqja merret si e mirëqenë vetëm nëse ne jemi të gatshëm ta mbrojmë atë. Sulmi i Rusisë në Ukrainë është një leksion brutal. Lufta në Europë nuk është më e paimagjinueshme dhe konflikti në Ukrainë është sigurisht sfida më e madhe në vitet e fundit. Ne po përjetojmë edhe një herë një situatë në të cilën, sa më i madh të jetë presioni nga jashtë, aq më koheziv e vendos të veprojë Bashkimin Europian.

Pak orë pasi Suedia dhe Finlanda paraqitën dje aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO, qeveria gjermane vendosi të japë miratimin që të dy vendet t’i bashkohen Aleancës. Kjo i mundëson ambasadorit gjerman në NATO, Rudiger Konig të nënshkruajë dy protokollet e anëtarësimit, pasi të përfundojë procesi i brendshëm i pranimit. Përgatitjet janë duke u zhvilluar tashmë në Berlin.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier pati dhënë më parë lejen e tij për nënshkrimin e dokumenteve të nevojshme, ndërsa ministrja e Jashtme Annalena Baerbock deklaroi se “do të kishte një proces të shpejtë pranimi për Suedinë e Finlandën”.

Duke pranuar aplikimet në selinë e NATO-s, Jens Stoltenberg tha se masa ishte një “hap historik” në një “moment kritik” për sigurinë europiane në sfondin e luftës së Rusisë në Ukrainë që vijon prej 24 shkurtit. Shefi i NATO-s deklaroi se “Aleanca do të vlerësojë ofertën e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur”.