Celebrities Film & Tv Showbiz

Në rikrijimin e “The Bodyguard”, ja se kush mendohet të jenë protagonistët…

Këngëtarja e njohur e hitit “I Will Always Love You”, Whitney Houston, përveç se një këngëtare ikonë me një zë të fuqishëm dhe këngë të pavdekshme, atë e kemi parë edhe në rolin e aktores. Në vitin 1992, artistja gjithashtu luajti në filmin e suksesshëm me aktorin Kevin Costner, të titulluar “The Bodyguard”, për të cilin realizoi dhe këngën “I Will Always Love You”.

Mesa duket, ky film hit do të vijë me një ‘remake’ shumë shpejt. Kësaj here me kujdesin e dramaturgut Matthew Lopez. Për ata që mbase nuk iu kujtohet, “The Bodyguard” është një film që flet për një ish-agjent të Shërbimeve Sekrete Amerikane i kthyer në një truproje.

Kevin Costner luan rolin e Frank Farmer, i cili angazhohet për ta mbrojtur një këngëtare të njohur Rachel Marron, e luajtuar nga Whitney Houston. Gjatë rrugës protagonistët dashurohen me njëri-tjetrin dhe përjetojnë një histori të bukur romantike.

Filmi i ri mendohet të jetë inspiruar nga drama romantike e Whtiney dhe Kevin. Ky projekt është diskutuar që nga viti 2011, por deri tani nuk është finalizuar ende. Gjetja e protagonistëve është një nga sfidat më të mëdha, pasi Houston jo vetëm që dukej bukur në ekran, por edhe kishte një vokal të fuqishëm.

Fillimisht ishte menduar që rolet të luheshin nga Chris Hemswroth dhe Tessa Thmpson, pastaj u përmenden edhe Channing Tatum dhe Cardi B. Së fundmi, fansat në rrjetet sociale kanë shprehur dëshirën që protagoniste duhet të jetë Beyonce ose Rihanna, ndërsa Ryan Reynolds në rolin e Costner. Se kush do ta finalizojë këtë projekt mbetet ende për t’u parë, por ideja e një rikrijimi të “The Bodyguard” është tejet emocionuese.