Aktualitet

Në Rinas shtohen fluturimet, mësoni si të udhëtoni më mirë e më lirë

Që nga 1 Korriku, Aeroporti i Rinasit do të rivitalizohet me fluturime të reja dhe gjithashtu me kompani të reja. Prioriteti do të jenë linjat “low cost”.

Kështu nga dita e parë e muajit të ardhshëm në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, kompanitë Lufthansa, Austrian Airlines, SWISS dhe Eurowings shtojnë më shumë fluturime nga Tirana.

Shtimi i fluturimeve përkon me rritjen e lëvizjeve, ku këtë periudhë verë ka fluks turistësh që nuk i ndahen vendit tonë.

Konkretisht Lufthansa do të kryejë 3 fluturime ditore në Frankfurt dhe 1 fluturim ditor në Mynih, ndërsa Austrian Airlines do të kryejë 2 fluturime ditore për në Vjenë.

Njoftimi i plotë: Shtohet numri i fluturimeve nga TIA

Që nga 1 Korrik Lufthansa, Austrian Airlines, SWISS dhe Eurowings shtojnë më shumë fluturime nga Tirana International Airport

Orari i verës rivitalizohet me fluturimet e mëposhtme:

Lufthansa do të kryejë 3 fluturime ditore në Frankfurt dhe 1 fluturim ditor në Mynih.

Austrian Airlines do të kryejë 2 fluturime ditore për në Vjenë.

SWISS Edelweiss do të kryejë 2 fluturime javore për në Zyrih.

Eurowings do të rifillojë fluturimet javore në Dusseldorf çdo të Premte dhe Këln çdo të Dielë.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.

 

Pse turistët zgjedhin Shqipërinë

Shqipëria është e pozicionuar në zemër të mesdheut dhe shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe detit Jon. Ajo është një ndër destinacionet më tërheqëse në rajon. Deri më tani, e vizituar nga pak njerëz Shqipëria është një destinacion mjaft interesant. Numri gjithmonë në rritje i vizitorëve po sjell një frymë të re civilizimi dhe kulture që e bën këtë vend Europian gjithmonë e më tërheqës.

Shqipëria ka një vijë të bukur bregdetare që zgjatet në brigjet e detit Adriatik duke nisur prej Malit të Zi deri në gjirin e Vlorës, ku Adriatiku takon detin Jon. Prej këtu e më tej, në drejtim të jugut, shtrihet bregdeti shkëmbor i krijuar prej zbritjes së thiktë në det të maleve të larta që mbizotërojnë në atë zonë.

Malet dhe lumenjtë e shumtë të Shqipërisë ofrojnë mundësi të ndryshme për turizëm sportiv, përfshirë shumë lloje sportesh, përkrah mundësisë për shijimin e një natyre të mrekullueshme.

Historia dhe kultura e vendit është magjepsëse.

Disa qytete shqiptare ruajnë një paraqitje që ka ndryshuar pak me kalimin e shumë brezave dhe ruajnë në gjirin e vet zbulime arkeologjike që shkojnë prapa në histori për më shumë se 2000 vjet. Vendzbulime të shumta arkeologjike e bëjnë Shqipërinë tejet të përshtatshme për turizëm të interesave të veçanta.