Aktualitet

Në Shqipëri nuk zbatohen masat anti-COVID, e ulët përqindja e qytetarëve që kanë marrë dy doza!

Vetëm 20% e shqiptarëve janë vaksinuar me dy doza dhe as që mund të diskutohet doza e tretë të paktën për këtë vit.

Federata mjekët shqiptarë në Europë bëjnë thirrje për rritje të numrit të të vaksinuarëve pasi ndryshe nuk mund të kthehemi në normalitet.

Federata e mjekëve shqiptarë në Europë është pro vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç me vaksinat e miratuara nga EMA dhe FDA.

Ndëekaq për shkak të mos respektimit të masave shifrat e të prekurve nga mutacioni Delta sa vijnë e rriten çdo 24 orë.

Kujtojmë se edhe sot u regjistrua bilanc i rënduar nga pandemia në vend. 872 raste të reja dhe 7 humbje jete janë shifrat e 24 orëve të fundit.  Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 në gjendje më të rëndë! Me 820 qytetarë të shëruar në 24 orë, numri i rasteve aktive bie në 12.745.