Tech

Në treg syzet e reja nga Nreal, thjesht do i adhuroni!

Kompania e realitetit të shtuar Nreal po publikon syzet e saj unike në Shtetet e Bashkuara. Syzet Nreal Air, të zbuluara për tregjet aziatike vitin e kaluar, janë në dispozicion në Amazon duke filluar nga sot për 379 dollarë. Syzet fillimisht ekskluzive për Android po marrin gjithashtu përputhshmëri me iPhone por vetëm me një pajisje përshtatës për 59 dollarë.

Kjo është lëvizja më e fundit e startupit kinez në tregun global të AR (realitetit të shtuar), derisa garon me Apple, Meta dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë. Syzet Nreal Air janë një alternativë më e lirë ndaj Nreal Light, që u lançuan për 599 dollarë në SHBA, vitin e kaluar. Ato janë më të vogla dhe më të lehta se Nreal Light të cilat duken si një palë syze dielli të mëdha.

Rikujtojmë, se CEO i kompanisë gjigande Google, Sundar Pichai ka zbuluar prototipin e syzeve “inteligjente” gjatë ngjarjes vjetore të “I/O” të kompanisë. Syzet mund të shfaqin bisedat me titra në anglisht, kinezisht dhe spanjisht. Pra dikush që mban këto syze mund të jetë në gjendje që të kuptojë atë që thotë personi tjetër.

Këtë mund ta bëjë duke lexuar titrat që paraqiten përmes lenteve ndërsa personi flet. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të dalin në treg syzet e gjigandit teknologjik. Kompania filloi të përdorë syze inteligjente një dekadë më parë, por ‘Google Glass’ nuk ishin tërheqës për shumicën e konsumatorëve.

Sjellim në vëmendje se platforma Meta, në pronësi të së cilës është dhe Facebook, ka hapur së fundmi dyqanin e parë fizik, duke u dhënë klientëve dhe stafit mundësinë që të shohin dhe të shijojnë një realitet virtual dhe pajisjet e saj për realizimin e telefonatave me video. Dyqani është hapur në kampusin kryesor të Meta-s “Reality Labs” në qytetin Burlingame në Sillicon Valley.