Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Në verë lançohet kënga më e re e Endrit dhe Stefit, pjesë e videoklipit një modele shumë e njohur kosovare!

Të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishin vëllezërit Prifti. Këngëtarët Endri dhe Stefi Prifit dhanë një intervistë shumë të veçantë në Top Albania Radio këtë të mërkurë, teksa folën për muzikën dhe jo vetëm. Ashtu siç jemi mësuar me ta, dy vëllezër shumë të talentuar padyshim që koncertet dhe sukseset për ta nuk mund të mungojnë me këngët plot me vlera artistike që na falin.

Dhe një projekt i ri nga ta ‘është rrugës’! Kështu zbuluan për TAR dy vëllezërit, ku na treguan se do të publikojnë projektin e tyre të radhës në sezonin veror. Por, nëse menduat se kjo ishte e gjitha, gaboheni pasi në videoklipin e tyre do të kemi një surprizë.

Kemi gati këngën për në verë. Pjesë do të jetë dhe një modele shumë e njohur kosovare. 

Ndërkohë përgjatë intervistës, dyshja nuk na i kursyen dhe rrëfimet ekskluzive. Një prej tyre është edhe fakti se kënga e tyre do të jetë një nga kolonat zanore e dokumentarit të ardhshëm të Nicholas Sparks. Pasi ishte vlerësuar prej regjisorit, ‘Triumfi i jetës’ do të dëgjohet ndërkombëtarisht.

Gjithashtu, Endri u shpreh se sipas tij fituesi i Festivalit për në Eurovision ishte shpalluar që para 6 muajve dhe se kënga e tyre me një mesazh shumë të fuqishëm duhet të ishte fituese.