Celebrities Gossip Music Showbiz

Në vetëm një muaj nga publikimi i këngës, Majk dhe Bardhi arrijnë suksesin e rradhës!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella.

‘Ama’ e dy reperëve në vetëm 1 muaj nga publikimi i saj ka arritur 10 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.

Pas suksesit me këngën e tij të fundit, i cili është një bashkëpunimin me mikun dhe reperin e njohur Getto Geasy, që titullohet “Mari”. E duket se reperi nuk ka të ndalur, pasi së fundmi Majk me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka treguar, se së shpejti do të ketë gati këngën e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin Anxhelo Koçi. Të dy artistët kanë postuar një foto në ‘Instagram’ nga një pjesë nga videoklipi dhe kanë treguar se kënga do të titullohet “Ma Cherie” dhe do të publikohet nesër në orën 19:00.