Celebrities Gossip Showbiz

Në vitin 2021 u shpall mashkulli më seksi në botë, Paul Rudd tregon sekretin e rinisë!

Aktori i njohur Paul Rudd u shpall në vitin 2021 mashkulli më seksi në botë nga revista amerikane People dhe sot, në moshën 53-vjeçare, aktori vazhdon të duket gjithnjë e më mirë. Në një intervistë për People, ylli zbuloi se shpesh e pyesin se cili është sekreti i tij për të ruajtur pamjen e tij rinore.

Aktori rrëfeu se fle 8 orë natën nuk i shmanget këtij zakoni, duke thënë se personat që vendosin alarmin pas vetëm 4 orësh gjumë për të shkuar në palestër, thjesht dëmtojnë veten e tyre. Rutina e tij e mëngjesit përfshin një filxhan kafe dhe stërvitje kardio.

Unë bëj kardio para se të ha diçka. Nuk do ta kisha bërë kurrë këtë përpara Ant-Man.

Roli i Ant Man, nga filmi me të njëjtin emër, e ndihmoi atë, pasi përgatitjet për filmin përfshinin heqjen dorë nga sheqeri, si dhe stërvitjen me pesha.

Kam mësuar shumë për mënyrën sesi trupi im reagon ndaj ushqimit, si reagon ndaj ushtrimeve, çfarë më bën të lumtur dhe sa më ndikon mendërisht. Nëse jam me këtë kostum, vrapoj dhe interpretoj personazh, kjo supozohet të më bëjë një superhero, thjesht ndihem më mirë.