Aktualitet

Në Vlorë dhe Durrës, pezullohet deri në fund të Nëntorit lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit, shkak është bërë moti i keq dhe erërat e forta.

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin dhe që pritet të vijojë edhe javën që vjen, autoritetet portuale në Vlorë dhe Durrës kanë vendosur të ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.

VLORË-Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, që pritet të vijojë edhe javën që vjen ka bërë që autoritetet porutale në Vlorë të ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.

Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit.

Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.

DURRES-E njëjta situatë e motit paraqitet edhe në Durrës, ku autoritetet portale ndaluan lundrimin e mjeteve të vogla të peshkimit.

Me vonesë janë nisur gjithashtu edhe 2 tragete drejt Barit, për shkak të erës e cila fryn nga jugu me forcë 8-9 ballë. Moti me shi dhe me erë pritet të zgjasë disa ditë.