Bota

Në Zvicër “flakurin” gjoba nëse bën si aventurier me makinë!

Një milionere u ndëshkua me gjobë prej 192,825 eurosh për tejkalim të shpejtësisë. Ajo ecte me Range Rover-in e saj me 93 km/h përmes një fshati. Gruaja u kap nga kamerat/radarë ndërsa po ngiste automjetin luksoz në rrugët e ngushta të Voleraut. Kamera regjistroi se shpejtësia me të cilën Range Rover-i po lëvizte në atë moment ishte 43 km/h më shumë se kufiri i lejuar.

Fillimisht, gjykata vendosi një gjobë totale prej më shumë se 370,000 euro, por “pilotja aventuriere” e apeloi vendimin, pas së cilit, gjoba u ul në rreth 175,000 euro.
Megjithatë, më parë ajo kishte marrë dy dënime me kusht për të njëjtat shkelje në qarkullimin rrugor. Meqenëse shkelja e saj e fundit aktivizoi të mëparshmet, pasanikja nga Zyrihu duhej të paguante një total prej 209,000 frangash ose 192,825 eurosh.

Në Zvicër, gjobat vendosen në progresion të të ardhurave ose pasurisë që kanë individët ndaj të ecësh shpejt paguan edhe shtrenjtë.