Showbiz

Neda Balluku: “Skandali i Renatos në Hell’s Kitchen ndikon tek traumat e personit”

Mëgjesin e sotëm programit Live From Tirana ju bashkua në studio ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku që sot është Specialiste e Politikave Sociale.

Neda gjatë intervistës për mikrofonin e TAR tha se e dënon veprimin e Renato Mekollit në “Hell’s Kitchen” dhe fakti që ky është një spektakël nuk e justifikon qëndrimin e tij të vrazhdë.

“Kjo mund të jetë një fasadë por le të mos harrojmë që personi i cili po bullizohet mund të ketë kaluar trauma. Madje dhe njerëzit që e ndjekin nga ekrani mund të kenë trauma dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë tek shëndeti i tyre mendor.” -tha ajo.

Ish-banorja e “Big Brother” shtoi se programet televizive duhet të kenë kujdes me fjalorin dhe të censurojnë pjesët e duhura pasi ka shumë fëmijë që i ndjekin live apo nëpërmjet platformave sociale.