Aktualitet

Negociatat, Ursula Von Der Leyen: Do t`i ofrojmë Shqipërisë dhe Maqedonisë rrugë alternative!

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen deklaroi se çelja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka “peshë të madhe strategjike” për bllokun. Ajo deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka pasur për ta, dhe shtoi se ajo vetë do të kërkojë mënyra alternative për të forcuar lidhjet me të dy vendet.