Bota Botë e Çuditshme

Nën efektin e alkoolit detyron pilotin të ulë avionin, arrestohet pasagjeri!

Një avion i “Turkish Airlines”, që fluturonte nga Stambolli në Singapor, ka bërë një ulje emergjente në Indi dhe shkak për këtë është bërë prezenca e një pasagjeri të dehur, i cili sulmoi dhe ofendoi ekuipazhin e kabinës. Pasi u sulmuan dhe nuk arritën ta neutralizonin pasagjerin, stafi i komunikoi pilotit situatën dhe ky i fundit mori vendimin që të bënte ulje emergjente në aeroportin më të afërt.

Pasi mori lejen e kullës, avioni u ul në pistë dhe menjëherë në avion mbërritën forca të shumta policie, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit. Pas rreth dy orësh qëndrimi në Nju Delhi, avioni u ringrit në fluturim për të vijuar drejt destinacionit final.

Ndërkaq, siç të gjithë ju e dini vonesat e avionit apo disa zakone të tjera shqetësuese mund ta bëjnë një udhëtim shumë të lodhshëm. Kjo dukuri njihet si “jet lag”. Termi “jet lag” përshkruan simptomat fizike dhe emocionale që njerëzit përjetojnë kur udhëtojnë në destinacione të largëta. Përpara se të niseni për një udhëtim, ju jeni të sinkronizuar me orën lokale, pra keni një ritëm të caktuar. Pasi hyni në një zonë të re kohore, trupi juaj reagon. Pikërisht në këtë moment shfaqen dhe simptomat e para.